Përçahen partitë e komunitetit Romë, Ashkalinjë, Egjiptian shkas posti i ministrit (VIDEO)
Lajme

Përçahen partitë e komunitetit Romë, Ashkalinjë, Egjiptian shkas posti i ministrit (VIDEO)

20 Shtator 2017 | 19:44

Marrja e një Ministrie nën udhëheqje, ndau partitë e komunitetit Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptian.

Tendencat e partive dhe individëve të këtij komuniteti për të marrë një ministri i përqau ata mes vete.

Partitë e këtij komuniteti ishin dakorduar që ta kenë një ministri,  e cila do t’i përfaqësonte ata, por që në fund gjërat lëvizën në drejtim të kundërt.

Danush Ademi, kryetari i PDAK-së, ishte propozuar të ishte ministër i ministrisë që ata do merrnin, por kjo gjë për Ademin  kishte pasur prapavijë diskredituese për të.

Por dy protagonistët e dy partive të tjera, i hedhin poshtë deklarimet e  Ademit.

Kryetari i PLE-së, Veton Berisha tha se komuniteti RAE e për këtë shkak  humbi mundësinë që ta ketë një ministri në dispozicion për ta udhëhequr.

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Hetem Arifi, bëri me dije se pas katër takimeve ishin dakorduar që pozita e ministrit t’i takonte Danush Ademit, por që ky i fundit i tradhtoj ata për t’iu bashkangjitur 6 plusit.

Diferencat në mes këtij komuniteti kanë qenë të shprehura dhe si të tilla po vazhdojnë ende.

Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë:

Më të lexuarat

Tribuna

Email