Paraburgim për oficerin policor që keqpërdori detyrën zyrtare
Lajme

Paraburgim për oficerin policor që keqpërdori detyrën zyrtare

28 Shtator 2015 | 16:40

Gjyqtari procedurës paraprake, nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar si: PP/I.nr.144/15, të datës 27shtator 2015, në çështjen penale kundër të pandehurit F. M nga Komuna e Kaçanikut, oficer policor në Stacionin Policor Hani Elezit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nën paragrafi 2.1 si dhe të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji ndajtë pandehurit, nga data e arrestimit 26shtator 2015 dhe do të zgjasë deri më 25tetor 2015.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresavetë lëndës dhe dëgjimittë palëve, gjyqtarii procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Masa e paraburgimit uështë caktuar konform nenin 187 par.1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer vepratpenale të lartë shënuar.

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më të lexuarat

Tribuna

Email