Pajaziti: Lista Serbe kurrë nuk do të ketë fuqi në Kosovë
Lajme

Pajaziti: Lista Serbe kurrë nuk do të ketë fuqi në Kosovë

13 Shtator 2017 | 23:23

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ka deklaruar se PDK-ja nuk është dëmtuar me ardhjen e AKR-së në koalicionin PAN, pasi sipas tij, me rëndësi është që i është dhënë zgjidhje situatës politike në vend. “Kemi një funksionim normal dhe presim që muajt në vijim ta kompensojmë kohën e bllokadës. PDK-ja është partia më e rëndësishme në vend dhe rezultati i zgjedhjeve të 11 Qershorit nuk do të përsëritet më, këtë do ta bëjmë me ofertën më ndryshe në zgjedhjet lokale” – ka thënë Pajaziti.
Sipas tij, prezenca e komunitetit serb ne institucionet e Kosovës nuk duhet të politizohet shumë. Ai ka thënë se nuk duhet t’i shohim serbët si frikë pasi ata nuk kanë fuqi më në Kosovë dhe nuk do të munden kurrë të krijojnë bllokada. Deputeti ka theksuar se kjo është pjesë e demokracisë dhe duhet t’i kemi të gjitha komunitetet e përfshira në institucione. “Për ne është me rëndësi zbatimi i kushtetutës dhe të përparojmë në aspekte të tjera të mëdha me interes të vendit” – ka thënë Pajaziti.
Antari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, ka folur edhe për kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit në Komunën e Gjilanit.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Më të lexuarat

Tribuna

Email