Pajaziti: LDK mos t’i terrorizoj qytetarët, nëse ka fakte le t’i dorëzoj në Prokurori (Video)
Lajme

Pajaziti: LDK mos t’i terrorizoj qytetarët, nëse ka fakte le t’i dorëzoj në Prokurori (Video)

20 Mars 2017 | 22:05

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu për zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të saj, tingëllojnë si elektorale.

“Deklarata të tilla nga një parti në pushtet tingëllojnë si retorike, politike dhe elektorale, sepse vijnë prej një partie që është në pushtet”, ka thënë Pajaziti për emisionin ‘Rrokum Roll’.

Ai konsideron se nuk duhet të ‘terrorizohen’ qytetarët me deklarata të tilla në këtë kohë dhe vlerëson se faktet për ato vrasje duhet të dorëzohen në Prokurori./Lajmi.net/

Më të lexuarat

Tribuna

Email