Pacolli kërkon qeveri gjithëpërfshirëse njëvjeçare (VIDEO)
Lajme

Pacolli kërkon qeveri gjithëpërfshirëse njëvjeçare (VIDEO)

16 Korrik 2017 | 19:53

Dy ditë më parë presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka propozuar, siç e ka cilësuar ai, një marrëveshje historike, për ta unifikuar gjithë spektrin politik në vend.

Propozimi i tij është të organizohet një tryezë me krejt liderët e partive të mëdha politike për t’i zgjedhur temat e nxehta siç janë: Demarkacioni, Asosacioni, Lëvizja e lirë pa viza, Ligji i ri zgjedhor, Zgjedhja e presidentit nga populli, Ndryshimet kushtetuese e marrëveshje të tjera.

Për t’i zgjedhur këto çështje ai ka paraparë krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me afat një vjeçar, me datë të përcaktuar të zgjedhjeve parlamentare të radhës.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se në rast të krijimit të vakumeve politike, atëherë do të mund të vinte në shprehje një qeveri gjithëpërfshirëse, por jo me mandat të shkurtër një vjeçar.

Kurse analisti politik, Fadil Lepaja, deklaroi se propozimit i Pacollit ka ardhur në saje të situatës së bllokadave të krijuara nga vijat e kuqe që i kanë ndërtuar partitë politike, për ardhur deri tek një realitet i ri i mendimit politik.

Kujtojmë se në zgjedhjet paraprake kemi pasur një bllokadë gjashtë mujore.

Më të lexuarat

Tribuna

Email