Opozita nis bllokadën, bojkoton kryesinë (VIDEO)
Lajme

Opozita nis bllokadën, bojkoton kryesinë (VIDEO)

20 Shtator 2017 | 19:49

Nënshkrimet e dyzet deputetëve opozitarë për seancë së jashtëzakonshme  për programin qeveritar të Haradinajt, kana përplasur kryesinë e Kuvendit.

Ndonëse praktika parlamentare ka lejuar gjithmonë që me dyzet nënshkrime të deputetëve të thirret seanca e jashtëzakonshme, Kadri Veseli ka vendosur që këtë gjë ta hedh në votim në kryesinë e Kuvendit.

E kjo gjë nuk u pranua nga opozita.

E kryetari i Kuvendit ka thënë se ata kanë respektuar në tërësi rregulloren he kërkesën për seancë të jashtëzakonshme duke thënë se mbledhja e radhës do mbahet shpejt.

Ndërsa përfaqësuesit e pozitës u shprehen se opozita nuk po do kompromis, që seanca të mbahet të enjten, dhe jo të hënën.

Opozita kishte thirrur paraprakisht një seancë të jashtëzakonshme përmes 40 nënshkrimeve, por e cila ishte ndërpre në gjysmë për shkak se munguan përfaqësuesit e pozitës dhe vet kryeministri Haradinaj.

Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë:

Më të lexuarat

Tribuna

Email