Obeziteti në rritje, Kosova pa statistika (VIDEO)
Lajme

Obeziteti në rritje, Kosova pa statistika (VIDEO)

12 Gushtë 2017 | 20:24

Nga; Yllka Ndoj

Në vendin tonë një numër i madh i fëmijëve vuajnë nga mbipesha.
Sipas mjekëve, kjo kryesisht vjen nga konsumimi i ushqimeve të shpejta, qëndrimi i gjatë para kompjuterit dhe mungesa e theksuar e aktivitetit fizik.
Ramush Bejiqi mjek pediatër bën të ditur se 1 në 3 fëmijë në Kosovë është me mbipeshë.
Ai thekson se kjo ka quar në shtimin e sëmundjes së infarktit në moshat nga 25 deri në 30 vjeç.

Bejiqi theksoi se në vendin tonë ka më shumë fëmijë që vuajnë nga mbipesha se sa nga pesha e vogël.

Sociologu Ferdi Kamberi theksoi se obeziteti është një problem i madh global.
Në raport me periudhën para luftën ai thotë se ka një rritje të numrit të fëmijëve me mbipeshë.
Dhe se kjo po ndodh për shumë faktorë socialë.

Këtë fakt e pranojnë edhe vet prindërit.
Ata shprehen për kamerën tonë se po bëjnë të pamundurën për të ushqyer sa më shëndetshëm fëmijët e tyre kryesisht me fruta dhe perime.
Qytetarët
Një fëmijë quhet obez kur ai është mbi peshën e tij normale.

Për më shumë ndiqeni kroniëkn e plotë:

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email