Një kompani gjermane hap 200 vende pune
Lajme

Një kompani gjermane hap 200 vende pune

16 Mars 2017 | 14:06

Mbi 200 të rinj të Mitrovicës do të mund të gjejnë punë deri në gjysmën e parë të këtij viti nëse realizohet vendimi i Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal Veri për zgjerimin e hapësirave të objektit të AZHRV-së për të krijuar hapësira të mjaftueshme për aktivitetet e AZHRV-së, në veçanti për realizimin e projekteve të kompanive që gjenerojnë vende pune.

Bordi i Agjencisë për Zhvillimin Rural Veri ka vendosur që t’i zgjerojë hapësirat e objektit të AZHRV-së edhe për 250 metra katrorë, me synimin që në atë pjesë të realizohet një projekt i një kompanie gjermane me anë të së cilit do të krijohen mbi 200 vende të reja të punës për të rinjtë e Mitrovicës.

Kryetari i Bordit të AZHRV-së, Fadil Nura, njëkohësisht nënkryetar i komunës së Skenderajt, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, Mrike Macula, kryeshefe ekzekutive e ARDA-s në Kosovë dhe Rreze Duli, drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Rural Veri, kanë marrë pjesë në takimin e Bordit, i cili mes të tjerash ka shqyrtuar edhe raportin e punës për gjashtë muajt e fundit, i cili u cilësua gjithëpërfshirës.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se përfaqësues të një kompanie nga Gjermania i shoqëruar nga ai kanë qëndruar në ambientet e Agjencisë për Zhvillimin Rural Veri dhe kanë konstatuar se hapësirat ekzistuese të AZHRV-së ka mundësi të zgjerohen edhe për 250 metra katrorë me çka do të krijoheshin kushte ideale për zhvillimin e veprimtarisë së kësaj kompanie, ku do të punësoheshin 200 të rinj të Mitrovicës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email