Nitaj: Nëse Lista Serbe bllokon formimin e qeverisë, shkojmë në zgjedhje të reja
Lajme

Nitaj: Nëse Lista Serbe bllokon formimin e qeverisë, shkojmë në zgjedhje të reja

09 Shtator 2017 | 19:11

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se do të shkohet në zgjedhje të reja nëse Lista Srpska bllokon Qeverinë e re të Kosovës.

Opsion të dytë, Nitaj ka thënë se është një formulë tjetër për formimin e Qeverisë.

Këto komente, Nitaj i ka bërë pasi është paralajmëruar mundësia e një bllokade nga ana e deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës.

Ndërkohë, seanca për votimin e Qeverisë, është shtyrë, pikërisht, për shkak se deputetët serbë kanë qenë në Beograd.

Më të lexuarat

Tribuna

Email