Nesër nis fushata zgjedhore (VIDEO)
Lajme

Nesër nis fushata zgjedhore (VIDEO)

20 Shtator 2017 | 19:37

Subjektet e mëdha politike nesër do të hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje për dallim prej partive tjera fushatën do ta hap jashtë Prishtinës. Kjo parti  ka zgjedhur qytetin e Prizrenin që të hapë fushatën zgjedhore.

Sipas VV-së hapja e fushatës do të bëhet në orën 17:00 në  Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”. Kandidat për kryetar të Prizrenit nga kjo komunë është deputeti Mytaher Haskuka.

Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pasdite do të hap fushatën zgjedhore në Prishtinë, ku do t’i prezantojë të gjithë kandidatët për kryetar të komunave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor do të hap zyrtarisht fushatën zgjedhore nesër në orën 17:00 në Sheshin 21. Këtë e ka konfirmuar sekretari ekzekutiv në AAK, Valon Tolaj.

Ndërsa, Aleanca Kosovare e Re(AKR) do të hap fushatën zgjedhore sonte në orët e vona pas mesnatës, në orën 00:01.

Nisma për Kosovën nesër mban vetëm mbledhje me anëtarë të kryesisë, ndërsa të dielën do të mbajë Konventën e kësaj partie në orën 12:00.

Partia Demokratike e Kosovës do e fillojë fushatën në mesditë. Por, me vëmendje të shtuar te Mitrovica.

Fushata zgjedhore nis nesër dhe vazhdon deri më 20 tetor. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.

Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë:

Më të lexuarat

Tribuna

Email