Në rajon ka rritje të ndikimit rus, na duhet Ushtria
Lajme

Në rajon ka rritje të ndikimit rus, na duhet Ushtria

21 Prill 2017 | 9:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë dhënë për faqen e internetit të universitetit London School of Economics, ka folur edhe për nevojën që Kosova të ketë ushtri, sidomos tash pas rritjes së ndikimit rus në rajon.

Veseli, duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës ka thënë se sa i përket kësaj teme, ka pasur mbështetje të menjëhershme konsensuale në tërë Kosovën, përcjellë gazetametro.net.

“Pavarësisht nga përkatësia partiake, kosovarët duan të ndjehen të sigurt dhe besoj se një forcë e tillë është vonuar. Qytetarët duan të dinë se fëmijët do të jenë të sigurtë, pavarësisht nga zhvillimet në skenën globale. Ne jemi të shqetësuar për rritjen e ndikimit rus, rritjen e ekstremizmit në margjinat e shoqërisë, si dhe provokimet serbe si treni propagandës me emrin “Kosova është Serbi”, që qeveria e Beogradit kishte kërkuar për të dërguar me zor përtej kufijve tanë në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Veseli.

Tutje, kryetari i Kuvendit, ka thënë se, themelimi i ushtrisë nuk mund të ndalet nga askush, por për momentin ka një marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, për të provuar që kjo të bëhet me konsensus të gjerë.

“Ka një marrëveshje në mes të udhëheqjes së Kosovës dhe aleatëve tanë në NATO, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për nevojën e Kosovës për të pasur një forcë të armatosur. Mënyra më e mirë për ne që ta arrijmë këtë qëllim është qëkjo të bëhet përmes një procesi gjithëpërfshirës, bazuar në ndryshimet kushtetuese”.

“Megjithatë, nuk ka një person apo oparti qëmund të ketë të drejtën e vetos mbi sigurinë e fëmijëve tanë dhe të udhëheqja politike e serbeve në Kosovë duhet të gjejnë vullnetin për t’i rezistuar presionit të Beogradit për këtë çështje. Qeveria serbe kundërshtoi anëtarësimin tonë të organizatat ndërkombëtare. Mësimet e nxjerra janë se ushtria e Kosovës nuk do të jetë e bllokuar ose kushtëzuar nga Beogradi”, ka thënë ndër të tjera Veseli, në një intervistë të gjatë për London School of Economics. /gazetametro.net

Më të lexuarat

Tribuna

Email