“Në Fushë Kosovë mësojnë 51 nxënës në një klasë”
Lajme

“Në Fushë Kosovë mësojnë 51 nxënës në një klasë”

09 Tetor 2017 | 22:06

Emisioni “Tribunë Zgjedhore: në Tribuna Channel ka përballur kandidatët për Kryetar të Fushë Kosovës.

Ata në këtë emision kanë shpalosur programet e tyre me të cilat po garojnë para qytetarëve të kësaj komune, për të qenë në udhëheq të tyre.

Akuza ndaj qeverisjes së tanishme kanë dhënë shumica e kandidatëve duke premtuar përmisim të gjendjes në shumë sektorë.

Kandidati i Vetëvendosjes për këtë komunë, Avni Zogiani u shpreh se arsimi në Fushë Kosovë ka degraduar dhe se nuk ka pasur asnjë përmisim në ngritjen e nivelit në këtë sektor.
Zogiani u shpreh se në Fushë Kosovë mësojnë nga 51 nxënës në këtë klasë.

Fitoren e Burim Berishës në këtë komunë, Zogiani e sheh si mungesë të kundër kandidatëve për ta rivalizuar Berishën

Më të lexuarat

Tribuna

Email