Mustafa: Ekonomia dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor
Lajme

Mustafa: Ekonomia dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor

20 Mars 2017 | 21:13

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nesër do të bisedojë me bizneset tregtare për rolin e politikave të deritashme, ku do të marrë informacione nga ta se si do të mund që tregtia të fuqizojë prodhuesit vendor.

Në një postim në rrjetin social facebook, Mustafa ka shkruar se qeveria që drejton ka synuar që t’i përkrah bizneset në përgjethsi, e sidomos bizneset prodhuese, transmeton lajmi.net

Sipas kryeministrit, rritja më e fuqishme ekonomike dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor.

“Qeveria e Kosovës me politikat për zhvillim ka synuar të përkrah bizneset në përgjithësi, por me theks edhe bizneset prodhuese. Rol shumë të rëndësishëm në forcimin e prodhimit vendor kanë bizneset tregtare me procesin e tyre të distribuimit”, ka shkruar kryeministri Mustafa në facebook.

Lexo postimin e plotë nga Isa Mustafa:

Qeveria e Kosovës me politikat për zhvillim ka synuar të përkrah bizneset në përgjithësi, por me theks edhe bizneset prodhuese. Rol shumë të rëndësishëm në forcimin e prodhimit vendor kanë bizneset tregtare me procesin e tyre të distribuimit. Nesër me bizneset tregtare do të bisedojmë për rolin e politikave të deritashme por, po ashtu, do të kërkojmë nga ta që të na njoftojnë se çka mund të bëjmë që tregtia të fuqizojë prodhuesit vendor edhe më tej duke rritur ekspozimin dhe tregtimin e produkteve të Kosovës. Rritja më e fuqishme ekonomike dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor.

Më të lexuarat

Tribuna

Email