“Morina e Pajaziti i’a ndaluan deputetëve ta votojnë rezolutën “
Lajme

“Morina e Pajaziti i’a ndaluan deputetëve ta votojnë rezolutën “

11 Janar 2017 | 21:17

Në debatin e Kuvendit të Kosovës për rezolutën e AAK-së për lirimin e Ramush Haradinajt të gjithë deputetët pajtoheshin me të gjitha pikat që kishte rezoluta.

Gjatë gjithë debatit asnjë deputet nuk kishte kundërshtuar asnjë nga pikat që kishte rezoluta e AAK-së, mirëpo ajo nuk u votua.

Kjo ngase Salih Morina nga LDK dhe Zenun Pajaziti nga PDK u kanë bërë presion të gjithë deputetëve të tyre që mos ta votojnë këtë rezolutë.

Kështu ka deklaruar në emisionin “Republika” deputeti i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës Lahi Brahimaj.

Ai ka treguar gjithashtu se seanca për këtë rezolutë ishte paraparë të bëhej më herët por ishte shtyrë vetëm për shkak të festës, që sipas tij është konsideruar më e rëndësishme sesa senaca për Haradinajn/GazetaTribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email