Moisiu: Nuk mund të shkohet ndesh me NATO-n dhe SHBA-në
Lajme

Moisiu: Nuk mund të shkohet ndesh me NATO-n dhe SHBA-në

20 Mars 2017 | 15:34

Ish- presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, duke folur për ushtrinë dhe kundërshtitë e ndërkombëtarëve ndaj nismës së Thaçit, për krijimin e Forcës së re nëpërmjet një ligji të ri, ka konsideruar se nuk duhet të veprohet ndesh me ndërkombëtarët.

“Nuk mund te shkojmë assesi ndesh me aleatët tanë, as me SHBA, as me NATO-n, as me Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai, raporton Zeri.Info.

Megjithëkëtë, ai ka konsideruar se krijimi i ushtrisë është shumë i rëndësishëm. Por, ai ka thënë se duhet punuar shumë rreth kësaj çështjeje.

“Duhet punuar shumë te shpjegohet pse duhet ushtria e Kosovës”, ka potencuar Moisiu.

Ndërkohë, ka folur edhe për tendencat e Serbisë ndaj Kosovës, dhe ka përmendur armatimin e fortë me të cilin po pajiset Serbia. / Zëri

Më të lexuarat

Tribuna

Email