Ministrin e Shëndetësisë e lëshon zemra në maratonën humanitare
Lajme

Ministrin e Shëndetësisë e lëshon zemra në maratonën humanitare

08 Tetor 2017 | 19:48

Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë Slim Shaker ka vdekur nga sulmi në zemër si pjesë e maratonës që është organizuar për të ,mbledhur fonde në luftën kundër kancerit.

Ministri 56 vjeçar ka vrapuar 500 metra në maratonën, të cilën e ka organizuar një shoqëri për mbledhjen e parave për ndërtimin e  spitalit për fëmijë që vuajnë nga kanceri, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ministri ka mbajtur fjalim ku më pastaj pasi që është futur në veturë i ka ra të fikët dhe më vonë ka vdekur në spitalin ushtarak në Tunis.

“Kam humbur vëllain dhe kolegun” ka shkruar në Facebook kryeministri i Tunizisë Jusuf Shahed duke shtuar se ai ka shkuar duke kryer detyrën e tij, “vdiq derisa ishte duke kryer një akt humanitar”

Më të lexuarat

Tribuna

Email