Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë vdes gjatë vrapimit për bamirësi
Lajme

Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë vdes gjatë vrapimit për bamirësi

09 Tetor 2017 | 16:14

Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë, Slim Chaker, ka vdekur nga sulmi në zemër teksa po vraponte në një maratonë për bamirësi, për të ndihmuar në luftimin e kancerit.

Chaker, 56-vjeçar, u sëmurë pasi i vrapoi 500 metra, dhe vdiq në një spital ushtarak, njofton Ministria e Shëndetësisë e Tunizisë, transmeton Express.

Kryeministri i Tunizisë, Youssef Chahed, ka thënë: “E kam humbur një vëlla dhe koleg, i cili vdiq duke e bërë një veprim bujar të bamirësisë”.

Maratona u mbajt dje në qytetit bregdetar, Nabeul, për të mbledhur fonde për ndërtimin e një qendre të kancerit për fëmijë.

Chaker u emërua ministër i Shëndetësisë muajin e kaluar.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email