Ministri i Drejtësisë nisë hapat konkretë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Lajme

Ministri i Drejtësisë nisë hapat konkretë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

13 Shtator 2017 | 16:52

Sot, Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri, u takua me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë,  Nataliya Apostolova.

Tahiri shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën. Ndërsa nga ana e saj, znj. Apostolova potencoi se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmoj Kosovën në këtë proces.

Ambasadorja Apostolova uroi Ministrin Tahiri për përgjegjësinë e re, për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë. Njëkohësisht, nënvizoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.

Më të lexuarat

Tribuna

Email