Mbi 1 milion euro për rrugën Liqeni i Badovcit-Grashticë
Lajme

Mbi 1 milion euro për rrugën Liqeni i Badovcit-Grashticë

13 Maj 2017 | 10:12

Ministria e Infrastrukturës do të financojë projektin për zgjerimin e rrugës unazore Liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë, në vlerë prej 1,242,216.01 eurosh, me një gjatësi prej 4,690.00 metrash.

Sipas MI-së, punimet për realizimin e këtij projekti do të fillojnë së shpejti dhe pritet të  përfundojnë në afat kohor prej 169 ditësh pune, sipas kontratës së nënshkruar  në mes të kompanisë fituese dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

“Ky projekt rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, si një rrugë mjaft e frekuentuar, e cila lidhë shumë fshatra të komunës së Prishtinës, të Gjilanit dhe më gjerë. Po ashtu, financimi i këtij projekti infrastrukturor do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin më të hovshëm të kësaj pjese të rëndësishme të komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Më të lexuarat

Tribuna

Email