Matoshi: Zëdhënësi i Qeverisë është rrenc
Lajme

Matoshi: Zëdhënësi i Qeverisë është rrenc

16 Maj 2017 | 12:37

Anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-analisti Halil Matoshi, e ka quajtur rrenc këshillltarin për media të kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu.
Ky i fundit një një postim në Facebook ka thënë se e kishte gëzuar fakti pse Halil Matoshi nuk u pranua në LDK për shkak se, sipas tij, një pjesë jo e vogël e koncepteve të tij politike, kulturore dhe identitare janë antirugoviste.

Për këtë, Matoshi e ka quajtur rrenc këshilltarin e kryeministrit, madje edhe një ndër fajtorët pse Qeveria Mustafa u rrëzua.

Postimi i tij i plotë:

Për çashtje të Atdheut, 1001 herë i besoj Ramushit – Zero herë Faton Abdullahut

Dje ishim të trishtuem për kolegun dhe mikun – për njeriun tonë të mirë – Ganimet Klaiqin dhe nuk ishte as veni as kuveni me u marr me një të pavërtetë ekstreme të Faton Abdullahut, Këshilltarit për media të ish Kryeministrit Mustafa.

Ai paskësh thanë: “Fakti se Halil Matoshi nuk u pranua ne LDK me ka gezuar. Jo pse nuk kam respekt per te, por pse nje pjese jo e vogel e koncepteve te tija politike, kulturore dhe identitare jane anti-rugoviste. Kosovarizmi i tij eshte nacionalizem i prapambetur anti-evropian krejt i panevojshem per nje parti si LDK.”

Nuk kisha reagu fare po të mos ishte ky njeri zyrtar për media, i Qeverisë së rrëxuar dhe një ndër fajtorët pse ajo Qeevri ka ra !?

Abdullahu, një axhami i një lagjeje të kasabasë, i cili pos qe nuk ka lidhje me teoritë kombëtariste moderne edhe rren publikun paturpësisht kur thotë se Halil Matoshi “nuk u pranua” ne LDK!?

Dhe qenka gëzuar!

Ky njeri e ka rrejt veten, Qeverinë dhe shefin e tij po edhe LDK-në krejt sa ka qenë zyrtar aty!

Sepse me profesion asht rrenc!

Kam pasë ofertë serioze për me iu bashkëngjitë LDK-së dhe këtë e kam vlerësue naltë !

Dhe për këtë kam dheta dëshmi e dëshmitar, që falë Zotit janë të gjallë, në kreun e LDK-së.

Unë kurrë nuk kam trokitë në dyert e LDK-së për të më pranuar (sepse as që bëhej fjalë për ndonjë konkurs pranimi) dhe në rrethana më të qarta edhe mund të isha pjesë e LDK-së, porse Faton Abdullahu vetëm sa më ka ba me u ndie mirë për zgjedhjen që kam ba me bëshkangjitjen time AAK-së, sepse politika asht besim dhe unë 1001 herë për çashtje të Atdheut i besoj Ramush Haradinajt dhe zero herë i besoj Faton Abdullahut!

Abdullahu asht njani nga fajtorët që LDK dhe Qeveria e udhëhequn nga Zotni Isa Mustafa dështoi t’i b ind shtetasiut se demarkimi i kufinit me Malin e Zi ishte në rregull, përkundrazi ai me mosdijen e tij ekstreme – duke mos ditun me e shitë në publik versionin e Komisionit shtetnor të Hashim Tha[it – ndikoi që një kauzë shtetnore të rritej në kauzë gjithëpopullore dhe të kundërshtohej rreptë!

Dështimin e tij krucial po përpiqet me e fsheh për me m’thanë mue se nuk më paska prnu LDK-ja.

Sëdyti , Ibrahim Rugova nuk asht marr me Fatonin kurrë sepse ka pasë punë ma t’mençme, aq ma pak kur Fatoni nuk di me e definue çka asht nacionalizmi (konceptin tim për kombin qytetar të shtetit, kombin supra etnik – kosovarizmën – e quan nacionalizëm të prapambetur, sepse ai pikërisht e kupton kombin simas qasjes primordialiste pra të prapambetur, jo si bashkësi të imagjinuar politikisht të konstruktume dhe kohezion te shtetit me shtetasit por si bashkesi të gjuhës dhe kulturës me rranjë etnike.Dhe po më m,ban lekcion për rugovizmin për çka i kam shkru e botue deri ëm sot rreth 1000 faqe!?

Unë jam një ndër themeluesit e LDK-së, nënshkrues i Konventës së parë të LDK-së (183-ti në listë), unë kam qenë bashkëpunëtor i Rugovës edhe në fushë letrash po edhe në politikë, ngase Parlamenti Rinor ishte organizata e parë demokratike në Kosovë , pjesë e Këshillit Koordinmues të partive politike shqiptare n ëish Jugosllavi që i printe Rugova. Unë kam qenë në Ëashington në Kongresin amerikan me Dr. Rugovën për më kërku liri, demoraci e Republiëk për Kosovën . Fatoni mund të ketë qenë fëmijë që ka luajtur me sumbulla asokohe dhe mirë që dikush asht kujdesë për me e ba lirinë e Atdheut, që fëmnijtë e lazdruem te kënë mundësi me luejt lirisht në tokën e tyne !

Prandej edhe një herë due me thanë se nëse LDK identifikohet me Faton Abdullahun, del t’i ketë punët krejt pus!!!

P.S.

Politika asht besim! (Me Ramush Haradinajn dhe dijetarin Agim Morina ne DokuFest 2016)

Më të lexuarat

Tribuna

Email