Marsi opsion për liberalizimin e vizave (Video)
Lajme

Marsi opsion për liberalizimin e vizave (Video)

12 Janar 2018 | 20:30

 

Muaji mars sipas Kryeministrit Ramush Haradinaj, mund të jetë muaji kur kosovarët do lëvizin lirshëm e pa viza.

Pasi emëroi këshilltarin e tij, Avni Arifin si shef të negociatave me Serbinë, Haradinaj thotë se Kosovës duhet ti jepen të drejtat që meriton,siç është edhe lëvizja e lirë.

Por për këtë çështje i la faj edhe Kuvendit

 

Haradinaj foli edhe për paisjen me pasaportë shqiptare, për të cilën tha se me të nuk do të udhëtoj jashtë Kosovës.

Sipas tij vendimi për shtetësi ishte dekret i ish presidentit Bujar Nishani dhe që nuk e ka kërkuar ai, meqenëse posedon pasaportë diplomatike.

Premtimet e kryeministrit për liberalizim vizash janë bërë të shpeshta, pothuajse të përafërta me ato të ish kryeministrit Hashim Thaçi, e me gjithë premtimet BE po kërkon ratifikim të demarkacionit para se të hap kapitullin e vizave.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email