Malvesa në gjendje të rëndë shëndetësore, ka nevojë për ndihmën tonë (Video)
Lajme

Malvesa në gjendje të rëndë shëndetësore, ka nevojë për ndihmën tonë (Video)

16 Mars 2017 | 14:37

Malvesa Lajqi nga Peja është 11 vjeçe. Tash e një vit është e lidhur për shtrati, nuk mund të ecë. Asaj i është hequr njëra veshkë dy vjet më parë pasi pësoi një ftohje në vendin ku jetoi për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Malvesën e dërguan prindërit në Tiranë ku e operuan por gjendja e saj u keqësua edhe më shumë, në vend se të përmirësohej, shkruan rtv21.tv.

Mjekët i preferuan që ta operojnë sërish për t’ia ruajtur veshkën tjetër, por edhe që të mund të ecë.

Ky operim kushton 40.000 euro dhe duhet të kryhet në Beograd.

Intervenimi kushton 40 mijë euro dhe i ati i Malvesës, Rexhepi është i papunë dhe s’po ka mundësi t’i siguroj mjetet financiare.

Nëna e Malvesës, Bahrija, tregon duke qarë se si ju sëmurë bija e saj e vetme.

Për fat kjo familje e ka një banesë të cilën ja dhanë sociali, andaj kërkesa e vetme kësaj familje është shërimi i vajzës së tyre.

Të gjithë ju që shprehni gatishmëri të ndihmoni mund ta bëni duke dërguar SMS nga VALA dhe Z-Mobile në numrin 55144 me text: Malvesa, po ashtu edhe përmes numrit të xhirollogarisë: XK05 1706003022674291 NLB BANK.

Më të lexuarat

Tribuna

Email