Macron: Franca e organizoi dërgimin e mijëra hebrenjve drejt vdekjes
Lajme

Macron: Franca e organizoi dërgimin e mijëra hebrenjve drejt vdekjes

17 Korrik 2017 | 11:27

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka denoncuar bashkëpunimin e Francës në Holokaust, duke i kritikuar ashpër ata që e mohojnë apo minimizojnë rolin e vendit në dërgimin e dhjetëra mijëra hebrenj drejt kampeve të vdekjes.

Pasi ai dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, morën pjesë në përkujtimet e Holokaustit, Macron po ashtu bëri thirrje për ripërtëritjen e bisedimeve për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve. I brengosur se Macron është duke ia kthyer shpinën përkushtimit për një zgjidhje për dy shtete, Macron e kritikoi ndërtimet e vendbanimeve hebre duke i quajtur kërcënim ndaj shpresave ndërkombëtare për paqe, transmeton Express.

Duke e përkujtuar 74 vjetorin e arrestimit në masë të hebrenjve gjatë kapitullit më të erret të historisë moderne të Francës, Macron insistoi se ka qenë vërtet Franca ajo që e kishte organizuar këtë.

As edhe një gjerman i vetëm nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt, ka thënë ai, por policia franceze bashkëpunoi me nazistët.

Të mbijetuarit e Holokaustit përkujtuan historitë e dhimbshme në një ceremoni pranë stadiumit Vel d’Hiv në Paris, ku policia i mblodhi 13 mijë persona më 16 dhe 17 korrik të vitit 1942, para se t’i dërgonte drejt kampeve. Më shumë se 4 mijë prej tyre ishin fëmijë. Më pak se 100 mbijetuan.

Ata ishin në mesin e rreth 76 mijë hebrenjve të dëbuar nga Franca drejt kampeve naziste.

Më të lexuarat

Tribuna

Email