Lumir Abdixhiku aderon sot në LDK
Lajme

Lumir Abdixhiku aderon sot në LDK

18 Maj 2017 | 10:49

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka thirrur konferencë në orën 10.
Burime të Gazetës Express tregojnë se arsye e thirrjes së kësaj konference është se drejtori i institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, do ta zyrtarizojë aderimin në LDK.

“Po, sot zyrtarizohet aderimi i Lumir Abdixhikur në LDK”, kanë thënë burime brenda LDK-së për Express.

Sipas këtij burimi, konferenca është organizuar për këtë punë.

Është raportuar më herët se ka pasur takime në mes të kryeministri Mustafa dhe Lumir Abdixhikut. Sipas këtyre raportimeve shumë shpejt edhe do të konkretizohet një gjë e tillë. E duket se kjo ditë, është sot.

Abdixhiku ka qenë kritik i zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovës, por edhe i partisë që po i bashkohet, LDK-së.

Ai ditë më parë nuk e kishte qartësuar hyrjen në politikë, por kishte thënë se nuk do të hynte i vetëm.

Më të lexuarat

Tribuna

Email