Lulzim Basha beson në qeverisjen Haradinaj
Lajme

Lulzim Basha beson në qeverisjen Haradinaj

13 Shtator 2017 | 13:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i ka dërguar telegram urimi kryeministrit Ramush Haradinaj, për detyrën e re në krye të Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Në telegramin e urimit thuhet:

I nderuar Kryeministër i Kosovës, i dashur Ramush,

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi të drejtimit të Qeverisë së Kosovës.

Kam besim të plotë se ju do t’ia dilni kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që keni përballur dhe sfida të tjera në historinë e Kosovës.

Unë dhe Partia Demokratike ju ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë në realizimin e misionit tuaj të lartë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Me respekt dhe përshëndetje vëllazërore,

Lulzim Basha

Më të lexuarat

Tribuna

Email