Lluka priti investitorët gjermanë, flasin për investime në energji dhe miniera
Lajme

Lluka priti investitorët gjermanë, flasin për investime në energji dhe miniera

08 Nëndor 2017 | 13:54

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në një takim një delegacion të investitorëve nga Gjermania, kryesuar nga Hans Jurgen Muller, kryetar i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare, ku është biseduar për projektet që do të realizohen nga ana e MZHE-së.

Lluka po ashtu ka prezantuar para investitorëve mundësitë e investimeve në Kosovë, duke u fokusuar në katër fusha energjinë, energjinë e ripërtërirë dhe eficiencën e energjisë, minierat me fokus të veçantë Trepçën, sektorin e TIK-ut me fokus infrastrukturën, si dhe proceset e ndërmarrjeve publike në vend.

Gjithashtu, ministri Lluka, prezantoi planet e tij për rritje të transparencës në proceset e marrjeve të licencave për energji të ripërtërirë, duke prezantuar konceptin në formë të ankandeve të hapura, ku investitorët marrin pjesë në formë transparente.

Kreu i Odës Gjermano-Shqiptare Hans Jurgen Muller, ka përgëzuar Ministrin Luka për angazhimet e tij në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke vlerësuar transparencën që ministri Lluka po promovon.

Ndryshe, dyja palët janë dakorduar që pas krijimit të Qeverisë së re gjermane të organizohet një konferencë për investitorë për energji dhe miniera në mes të dyja shteteve.

Më të lexuarat

Tribuna

Email