Lluka: Kosova e re do të filloj prodhimin e rrymës në vitin 2023
Lajme

Lluka: Kosova e re do të filloj prodhimin e rrymës në vitin 2023

13 Shkurt 2018 | 22:12

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i ftuar në emisionin POLITIKË në Tribuna Channel me autor Sejdi Demirin deklaroi se termocentrali do të ndërtohet për tri vite e gjysmë në mënyrë që të filloj me prodhim.
Fillimi i 2019 sipas Llukës do të jetë koha kur do të shpallën vendet e punës, nëse çdo gjë do të shikoj sipas rrjedhës normale.
Lluka tha se disa punëtorë do të transferohen në Kosovën e Re e disa të tjerë do të dalin në pension dhe kësisoji do të krijohet mundësia e punësimit për të rinjët që kanë potencial.
Gjithashtu vuri në dukje se edhe Kosova B do të rehabilitohet, duke u paisur me filterat e re.

Më të lexuarat

Tribuna

Email