LAA emëron kandidatin për nënkryetar të Kuvendit, ky është ai
Lajme

LAA emëron kandidatin për nënkryetar të Kuvendit, ky është ai

10 Gushtë 2017 | 16:20

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, tashmë ka vendosur për kandidatin e tyre për nënkryetar të Kuvendit.

Ish-ministri i Kulturës në Qeverinë e Isa Mustafës, Kujtim Shala është vendosur nga LAA që të jetë kandidati për nënkryetar të Kuvendit.

Ndonëse, kandidimi i Shalës ende nuk është bërë publik, lajmi.net mëson nga burime brenda LAA-së, se Shala i cili për një periudhë ka qenë edhe zëvendëskryeministër në qeveri, është vendosur që të jetë nënkryetar i Kuvendit nga koalicioni LAA.

Ndërsa dy partitë tjera shqiptare të cilave u takon posti i nënkryetarit, koalicioni PAN dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur për kandidatët e tyre.

Zyrtarë nga PAN-i dhe Vetëvendosje kanë thënë se kjo çështje ende nuk është diskutuar.

Kuvendi i Kosovës ka 5 nënkryetar, ku tre janë nga partitë shqiptare që kanë numrin më ta madh të votave në Kuvend dhe dy nga minoritetet.

Nënkryetarët e Kuvendit zgjidhen me shumicë votash së bashku më kryetarin.

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit ende nuk është konstituuar. Kjo pasi ende nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit, e pa zgjedhjen e tij nuk mund të zgjidhen as nënkryetarët.

Që nga 3 gushti kur ka qenë seanca e parë konstituive , janë mbajtur 4 seanca si vazhdim i asaj të parës, por ende nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit, kjo pasi koalicioni PAN që ka të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk e ka bërë një gjë të tillë.

I propozuari i tyre është Kadri Veseli, cili po refuzohet nga Vetëvendosjes dhe LAA.

Më të lexuarat

Tribuna

Email