Kusari-Lila e bindur: Nuk e votojmë Veselin dhe Qeverinë Haradinaj
Lajme

Kusari-Lila e bindur: Nuk e votojmë Veselin dhe Qeverinë Haradinaj

07 Shtator 2017 | 11:36

E para e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit duket thënë se përsëritja e skenarit të mos-paraqitjes së deputetëve të PAN-it dhe se kjo gjë sipas saj tregon edhe njëherë mungesën e respekti për shtetin, qytetarët dhe mungesë serioziteti në gjithçka.

“Nëse arrihet marrëveshje në gjysmë të natës, nëse prezantohen pazaret në gjysmë të natës dhe thirret seancë në gjysmë të natës dhe kërkohet që me dëshirë të tyre të jemi në ora 11:00,  nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ndoshta në gjysmë të natës thërrasin seancë e paraqiten!”,ka thënë Kusari-Lila, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ajo ka theksuar se ajo çfarë është paraqitur gjatë fushatës dhe pas saj nga PAN është mungesa për vizion të Kosovës, pa vlera programore qeverisëse dhe mosseriozitet i deputetëve .

Kusari-Lila ka thënë s do të jenë prezent në seancë në orën 14:00 dhe çdo herë kur seanca thirret në mënyrë të rregullt.

“Nuk e votojmë Kadri Veseli, nëse propozohet si kandidat i PAN-it dhe nuk e votojmë Qeverinë Haradinaj”, ka përfunduar deputetja Kusari-Lila.

Më të lexuarat

Tribuna

Email