Kurti thotë se Lëvizja do ec e bashkuar (Video)
Lajme

Kurti thotë se Lëvizja do ec e bashkuar (Video)

13 Janar 2018 | 19:51

Ishin më pak, por brohoritën më shumë.

E pritën si hero, të gjithë në këmbë, disa i dhuruan edhe lule

E ai kaloi plotë minuta për ti përshëndetur dorë për dorë një pjesë të tyre.

Albin Kurti po e prezanton platformën për udhëheqje të partisë në një mandat të ri.

Aty ishin edhe prindërit e Astrit Deharit

I munguan të dorëhequrit.

Megjithatë Kurti foli për ta.

Edhe për ish kryetarin Ymeri, të cilin e falënderoi në mënyrë të çmuar.

Tha se do konsultohet me të, e do ecin bashkë përpara.

Foli shumë për rolin e aktivistit të lëvizjes

Tha se nuk duhet të dashurohemi në vetveten

Duhet të ketë  parime, e jo ti tradhtosh qëndrimet

Kërkoi drejtësi për të gjithë aktivistët e partisë së tij.

E përmendi edhe Frashër Krasniqin i cili dha dorëheqje ditë më parë

Propozoj shumë ndryshime për partinë  e tij.

Tha se duhet të riaktualizojnë bashkimin kombëtarë.

Kurti përfundoj fjalimin duke thënë se Lëvizja do ec e bashkuar.

Zgjedhjet për kryetar të VV-së do zhvillohen me 21 janar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email