Kryetari i Parlamentit slloven e uron kryeparlamentarin Veseli
Lajme

Kryetari i Parlamentit slloven e uron kryeparlamentarin Veseli

11 Shtator 2017 | 18:01

Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Milan Brglez e ka uruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për zgjedhjen e tij në krye të institucionit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të vendit.

“Shkëlqesia juaj, më lejoni që në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, si dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet e sinqerta për rizgjedhjen tuaj si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe t’ju dëshiroj çdo sukses në punën tuaj të përgjegjshme dhe shumë kërkuese, që ka për qëllim përmirësimin e harmonisë, mirëqenies dhe zhvillimit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Republika e Sllovenisë, në mënyrë aktive, të qartë dhe me vendosmëri, do të vazhdojë t’i mbështesë të gjitha proceset dhe politikat që kanë për qëllim zhvillimin e integrimit euro-atlantik, integrim ky që paraqet garancinë thelbësore për paqe dhe siguri, për mbajtjen dhe avancimin e vlerave demokratike, si dhe për respektimin e të drejtave të njeriut. Parlamentet luajnë një rol kyç dhe të pazëvendësueshëm në procese të tilla, rol ky që në ditët e sotme është duke u forcuar më tej. Prandaj do të doja të theksoja gatishmërinë e plotë të Asamblesë Kombëtare për të rritur dialogun krijues në të gjitha nivelet parlamentare dhe për t’ua përcjell përvojën dhe praktikat e mira sa herë që të lind një nevojë e tillë. Vetëm një parlament tërësisht funksional mund të kontribuoj në mënyrë efektive në vazhdimin e proceseve demokratike, respektimin e diversitetit dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit slloven Brglez.

Më të lexuarat

Tribuna

Email