KRM  “Pastrimin” angazhohet edhe për mbeturinat e ngurta, pagesat tash në Komunën e Prishtinës
Lajme

KRM “Pastrimin” angazhohet edhe për mbeturinat e ngurta, pagesat tash në Komunën e Prishtinës

18 Janar 2018 | 22:28

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrim” është duke inkasuar faturat e fundit të qytetarëve të Prishtinës. Në bazë të një Memorandumi të nënshkruar në fund të vitit 2017, ne mes të Komunës së Prishtinës dhe KRM “Pastrimi” tash e tutje faturat do të paguhen në Komunë  e Prishtinës, ndërkaq, “Pastrim” do të vazhdojë të menaxhojë më mbeturinat e konvejerëve.

Për sabotim dhe mosefikasitet të punës në kryeqytet, e kishte akuzuar disa herë KRM “Pastrimi”-n, Shpend Ahmeti. Por, ai i ka dhënë edhe më shumë kompetenca kësaj kompanie.

Deri sa më mbeturinat inertë, rreth kontejnerëve kanë menaxhuar kompanitë private, nga 1 Janari KRM “Pastrim”, pos zbrazjes së kontejnerëve është duke hequr edhe ato mbetje në bazë të një marrëveshje që kanë bërë më Komunën e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Sadiku po bënë pagesa e fundit në sportelin e vogël të KRM “Pastrim” i cili gjendet bri Komunës së Prishtinës. Faturën e janarit, ai do ta paguaj nga shkurti në sportelet e Komunës së Prishtinës. Për këtë e njoftoi edhe inkasantia e kësaj kompanie.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Pastrim”, Feim Salihu ka thënë për lajmi.net se inkasomi i parave nga ana e Komunës do t’ua zbusë problemet.

“Kjo çështja e ndërrimit të formës së inkasimit rrjedh si rezultat i Ligjit mbi mbeturinat, ku aty parashihet që komuna të bëjë inkasimin, dhe Komuna të kontraktojë kompaninë e cila bënë pastrimin e qytetit. Ne nga 31 dhjetori nuk jemi duke shpërndarë fatura. Ato i shpërndanë Komuna. I kemi lajmëruar qytetarët se inkasimi bëhet tek Komuna, pra në llogari të tyre. Ndërsa, komuna me ne e ka bërë një marrëveshje ku na paguan për të bërë shërbimin për klientët e sajë. Pra, ne nga data 5 ia dërgojmë faturën Komunës, ata deri më 15 bëjnë pagesën. Kemi bërë marrëveshje edhe për heqjen e materialeve inerte dhe të vëllimshme rreth kontejnerëve”, tha Salihu.

Kryemenagjeri i “Pastrimi”-it thotë se kjo ka qenë si përkrahje e komunave ndajë kompanive  përshake të gjendjeve të vështira dhe nivelit të ulët të mbledhjes së parave.

“Të gjitha borxhet deri më 31 dhjetorë 2017 janë ndaj kompanisë “Pastrimi”.  Ne do ti njoftojmë klientët për t’i shlyer ato, ose për të bërë një riporgramim të borxhit, nëse nuk duan do të shkojmë nëpërmjet përmbaruesve”, shtoi tutje Salihu.

Në kryeqytet ekzistojnë disa sportele ku janë bërë pagesat për mbeturina, Salihu thotë se ende nuk ka një vendim definitiv se çka do të bëhet me ato.

“Për sportelet që i kemi në Prishtinë për pagesa, ende nuk e dimë çka do të baht, ndoshta do të reduktohen ose do të mbyllen të gjitha, ne do të mundohemi që ti sistemojmë inkasantët tanë. Pra, ne jemi në një fazë 6 mujore përgatitore. Por, kjo do të jetë politikë e Komunës”, tha ai.

Ndërkaq, lajmi.net ka shikuar edhe në sportelet e Komunës së Prishtinës dhe ka mësuar se ende nuk ka sportele definitive se ku do të bëhen pagesat, të cilat do të fillojnë nga 1 shkurti.

Nga ana tjetër, pos pastrimit të mbeturinave të ngurta dhe atyre shtëpiake në afërsi të kontejnerëve ku gjendja ka nisur të përmirësohet, Prishtina ende është e mbushur me mbeturina anë e kënd sajë. Kryetari Shpedn Ahmëeti e ka vendosur si prioritet, pastrimin e qytetit

“Orari dhe Plani i ri Logjistik për mbledhjen e mbeturinave – Gjatë vitit 2018 Komuna do ta bëjë planin aksional dhe planin e ri logjistik për mbledhjen e mbeturinave, planin e vetëvendosjes efikase së kontejnerëve dhe veprimet tjera që nevojiten për Prishtinë të pastër”, thuhet në zotimin e parë të Ahmetit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email