Kosovë, 5% e popullsisë me diabet (Video)
Lajme

Kosovë, 5% e popullsisë me diabet (Video)

07 Tetor 2017 | 21:01

Sëmundja e diabetit ose ndryshe e quajtur sëmundja e sheqerit është një ndër sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Kjo sëmundje është mjaft e përhapur në të gjitha vendet e botës.
Edhe në vendin tonë kjo sëmundje po merr përmasa të frikshme.
Zakonisht diabeti shfaqet tek pacientet që janë mbipeshë dhe tek pacientët që bëjnë jetë sedentare .
Adem Rama doktor Endokrinolog në QKUK bën të ditur se përqindja e pacientëve të prekur me diabet në Kosovë është gati e njëjtë me vendet e Evropës dhe flasim për 4 deri në 5%të popullsisë të prekur nga kjo sëmundje.
Ai theksoi se disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit janë pirja e shpeshtë e ujit,urinimi i shpeshtë, humbja në peshë si dhe oreksi i shtuar.
Moshat më të prekura nga kjo sëmundje janë mbi 50 vjeç.
Ndërsa Melvide Sejdiu, paciente me diabet na tregon luftën e saj 15 vjeçare me këtë sëmundje dhe pasojat që ka prej saj.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email