Kosova mbetet me nje zone zgjedhore (VIDEO)
Lajme

Kosova mbetet me nje zone zgjedhore (VIDEO)

19 Mars 2017 | 19:54

Reforma zgjedhore e iniciuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cila ishte paraparë që të përfundonte në pranverë nuk pati interesimin e duhur, pasi u bojkotua nga ana e opozitës dhe në këtë formë nuk arriti të përfundohej.

Në kuadër të reformës normalisht se do të parashihej edhe diskutimi për sistemin zgjedhor i cili momentalisht është në variantin e një e zone dhe jo të shumë zonave.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, në lidhje me qëndrimin e tyre si subjekt politik për nismën e presidentit Thaçi tha se e kanë përkrahur nga fillimi, por sipas tij ka munguar përkrahja e nevojshme edhe nga subjektet e tjera politike.

Më të lexuarat

Tribuna

Email