Komuna selektive në heqjen e tendave (VIDEO)
Lajme

Komuna selektive në heqjen e tendave (VIDEO)

06 Dhjetor 2017 | 20:54

Sali Zyba i cili vjen nga Komuna e Suharekës ku edhe kandidoi për kryetar komune, është në pozitën e drejtorit të inspekcionit të Komunës së Prishtinës.

E të mërkurën ai kishte dalë në teren për të rrënuar tendat e dy lokaleve të vendosura në hapqërisën publike, por përjashtoi edhe disa lokale tjera përreth.

I kontaktuar nga Tribuna Channel nuk ka pranuar të flet, me arsyetimin se duhet të merr leje nga zyra për media në Komunën e Prishtinës.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duke u thirrur në ankesën e një banori në lagjen Ulpiana, e ka urdhëruar Drejtoratin e Inspekcionit që brenda afatit kohor prej 30 ditësh të ndërmerr masa konkrete për largimin e objekteve të vendosura nga pronarët e lokaleve afariste, të cilat sipas këtij vendimi nuk janë pajisur me leje.

Njëri nga pronarët e lokalit që iu rrënua tendat e quajti vendim selektiv.

Edhe vet pronari i këtij objekti Milaim Demiri prapa kamerave ka thënë se ankuesi është një shantazhues i vazhdueshëm.

Edhe shfrytëzuesi i lokalit tjetër, e ka cilësuar këtë vendim si tendencioz nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke e bërë një përshkrim krejtësisht ndryshe të tendave.

Në kuadër të këtij vendimi poashtu thuhet se Drejtoria e Inspekcionit respektivisht Sektori Ndërtimit në Komunën e Prishtinës ka iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj pronarëve, siç thuhet në shndërrim e banesës në lokale dhe uzurpimin e bodrumit, por që i hedh poshtë pronar i këtij lokali.

Pikërisht ankuesi për këto lokale uzurpuese, është i privilegjuar nga Komuna, ku veturën e parkon në tretuar pranë hyrjes për shkak se është me person me nevoja të veçanta, por nuk është në karrocë.

Per me shume ndiqeni videon e plote:

Më të lexuarat

Tribuna

Email