Kocijançiq: Dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në
Lajme

Kocijançiq: Dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në

08 Tetor 2017 | 10:46

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, gjithmonë e ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

“SHBA-të gjithmonë e kanë përkrahur dialogun, i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja dhe bashkërisht do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançiq, për agjencinë “Beta”, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe mediave për përfshirjen e SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar gjatë kësaj jave se nga zëvendëspresidenti Amerikan, Mike Pence, ka marrë premtim se SHBA-të do të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email