Këto janë temat me pjesëmarrësit e tryezës se organizuar mes partive politike në Tiranë
Lajme

Këto janë temat me pjesëmarrësit e tryezës se organizuar mes partive politike në Tiranë

20 Mars 2017 | 20:23

Pas një pauzë disa mujore, partitë politike i janë rikthyer sërish takimeve të organizuara nga anëtari i shoqërisë civile, Nam Rashiti.

Ky i fundit ka bërë me dije se të premten e kaluar ka organizuar një tryezë ku prezent ishin përfaqësuesit e pesë subjekteve politike parlamentare.

Rashiti nuk ka zbuluar temën e këtij takimi, por ka paralajmëruar vazhdim të këtij dialogu.

Në anën tjetër, ‘Indeksonline’, merr vesh se në këtë mbledhje është diskutuar për çështjen e demarkacionit, asociacionit, zgjedhjet e parakohshme dhe zhvillime tjera politike.

Por, sipas këtij, burimi i cili ishte pjesë e këtij takimi palët vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundura në pozicionet tashmë të njohura.

“I kemi diskutuar krejt temat, por për asgjë nuk kemi ndonjë përafrim. Pra, kemi mbet në pozicione të palëkundura”, ka thënë ky zyrtar i lartë në kushte anonimiteti.

Prezent në këtë takim nga PDK ishte Xhavit Haliti dhe Elmi Reçica, LDK është prezantuar me Lutfi Hazirin dhe Arban Abrashin, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë pjesë Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca, e qëndrimet e koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA në këtë takim i kanë përfaqësuar Ardian Gjini, Blerim Kuçi, Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi.

Ky ishte takimi i 9 i organizuar nga Rashiti dhe i mbështetur nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar. Disa prej këtyre takimeve janë zhvilluar në nivel të liderëve të partive./Indeksonline/

Më të lexuarat

Tribuna

Email