Kërkohet dorëheqja e rektorit, shkak i kishës (Video)
Lajme

Kërkohet dorëheqja e rektorit, shkak i kishës (Video)

14 Nëndor 2017 | 21:57

Gjykata e shkallës së dytë i ka dhënë të drejtë Kishës Ortodokse në pretendimin për tokën që e ka në pronësi në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Si pasojë të mungesës së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në gjyq për pronësinë e tokës në kampusin e UP-së, kjo tokë ka mbetur në pronësi të Kishës Ortodokse.

Toka rreth 4 hektarë në të cilën gjendet Kisha Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, do t’i takojë Kishës Ortodokse ‘Sveti Nikolla’.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar rektorati, ku kanë paralajmëruar që tashmë kanë nisur padi të re.

“Duhet të them se UP asnjëherë dhe me asnjë kusht nuk do të heqë dorë nga kthimi i të gjitha këtyre pronave, qofshin ato të marra në mënyrë diskriminuese nga ish sistemit të Millosheviqit, ose të uzurpuara. Pra, do t’i drejtohemi organeve sikurse kemi bërë deri tash që ato prona t’i kthehen, sepse UP ka nevojë shumë të madhe për prona”, tha rektori Dema.

Shkodran Imeraj nga Instituti i Historisë deklaroi për Tribuna Channel se vendimi i shkallës së dytë të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, është i papranushëm, i pa zbatueshëm dhe antikushtetues.

Ai po ashtu e kërkon dorëheqjen e rektorit.

E kryetarja e parlamentit studentor, Arietë Bajrami thotë se do t’i ndjekin të gjitha procedurat ligjore që kjo tokë t’i kthehet universitetit.

Paralajmërojnë edhe protesta.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email