Kanceri në rritje, mungojnë kushte për trajtim (VIDEO)
Lajme

Kanceri në rritje, mungojnë kushte për trajtim (VIDEO)

12 Gushtë 2017 | 20:21

Nga: Shqipe Pajaziti

1236 raste me kancer janë raportuar për vitin 2016 në Institutin Onkologjik. E rritje të numrit të personave të prekur nga kanceri ka pasur që nga viti 2012.
Por kjo rritje sipas Drejtorit të Institutit të Onkologjisë, Ekrem Hyseni ka ardhur si rezultat i raportimit të rasteve, e jo rritjes së sëmundjes.

Transkript: Nuk ka rritje shqetësuese të rasteve të reja, ka më tepër sensibilizim të njerëzve, diagnostifikim më të hershëm, lufta kundër kësaj sëmundje është shtuar.
Hyseni poashtu thotë që Kosova është vendi me 3 herë më pak raste të kancerit për dallim nga vendet tjera të rajonit
Poashtu ai thotë se nuk ka dallim në shifra brenda komunave në Kosovë me këtë sëmundje.

Transkript: Nuk veçojmë ndonjë rritje shembull të ndonjë qyteti apo regjioni. Pak a shumë është një rritje uniforme. Numri i madh i kancerit është kanceri i gjirit dhe i mushkërive dhe kanceri i zorrës së trashë.
Hyseni pohon se shtimi i këtyre rasteve shton edhe nevojën për trajtime dhe buxhet më të mirë.
E i cili thotë që kanë kërkesa dhe nevoja në shumë aspekte.

Transkript:Kemi nevojë për buxhet shtesë për aparaturë, kemi nevojë për staf ….. jam i sigurt që këto do të përmisohen brenda këtij viti.
Ndërsa, për një familjar i cili vet bashkëshorten e kuron në këtë Institut është shumë e vështirë për të përballuar një rast të tillë.

Madje Drejtori i këtij Instituti ka edhe një mesazh këshillues për publikun.

Trasnkript: Bëni një jetë të shëndetshme ,me jetë të shëndetshme kuptojmë mos pini duhan bëni aktivitet fizik.
Sëmundja e kancerit njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave që prodhojnë 1 tumor.

Për më shumë ndiqeni kroniëkn e plotë:

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email