Kadri Veseli: S’ka kushtëzime nga Lista Srpska, s’i nënshtrohemi askujt
Lajme

Kadri Veseli: S’ka kushtëzime nga Lista Srpska, s’i nënshtrohemi askujt

07 Shtator 2017 | 17:07

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli ka mohuar se ka kushtëzime nga Lista Srpska. Ai thotë se nuk i nënshtrohen askujt, derisa thotë se me deputetët serbë është vetëm një bashkëpunim politik.

Ai në një konferencë të përbashkët më Ramush Haradinajn ka thënë se do të punojnë për interesin e vendit.

“Ne jemi për një Kosovë perëndimore dhe nuk i bindemi e nuk i nënshtrohemi asnjë liste apo qëndrimi politik. Po flasim për një bashkëpunim politik që nuk ka kushtëzime. Ne bashkërisht do të punojmkë për interesin tonë”, ka thënë Veseli

Më të lexuarat

Tribuna

Email