Kabinet qeveritar i madh, ndryshojnë vetëm emrat (VIDEO)
Lajme

Kabinet qeveritar i madh, ndryshojnë vetëm emrat (VIDEO)

13 Shtator 2017 | 20:02

Qeveria Haradinaj tani në udhëheqje do t’i ketë 21 ministri dhe 5 zv.kryeministra, krahasuar me qeverinë e Shqipërisë e cila ka vetëm 13 ministri dhe një pozitë të zv.ministrit.

Një pjesë e këtyre ministrive do ta kenë fushëveprimin e njëjtë, siç është ajo e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve strategjike si dhe ajo e bujqësisë me atë të zhvillimit rural.

Analisti Politik, Ramush Tahiri, nuk e sheh problem shtimin e numrit të ministrive, pasi sipas tij, kjo bëhet me qëllim që të rritet efikasiteti në punë.

Tahiri gjithashtu foli edhe për ministrinë e deritanishme për dialog, për të cilën tha se nuk na nevojitet që të ekzistoj edhe më tutje.

Gjithashtu edhe analisti politik, Fadil Lepaja tha se ligjërisht i takon mandatarit dhe koalicionit që ta caktoj numrin e ministrive që do t’i ketë në udhëheqje dhe njëkohësisht nga qeveria Haradinaj pret dinamik të punëve.

Kurse ndryshe mendon Drejtori i Organizatës “ÇOHU”, Arton Demhasaj.

Ai thotë se partitë politike kanë premtuar gjatë fushatë shkurtim të kabinetit qeveritar dhe përkundër këtij fakti ka ndodhur e kundërta e kësaj.

Vite më parë, Qeveria e Kosovës ishte ndryshe e formuar. Kishte ministri të Energjisë , të Ekonomisë por nuk kishte shumë të tjera që janë tani. E ndër vite kishte ministri që u formuan e u shuan pastaj.

Ndiqeni kroniken e plote:

Më të lexuarat

Tribuna

Email