Ja pse u largua Kastrati nga debati: Djalin e ushtarit të UÇK-së e quajtën terrorist
Lajme

Ja pse u largua Kastrati nga debati: Djalin e ushtarit të UÇK-së e quajtën terrorist

14 Nëndor 2017 | 22:23

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje Qëndron Kastrati nuk do të jetë më pjesë e asnjë debati dhe emisioni të fushatës zgjedhore për balotazhin e 19 nëntorit.

Këtë gjë ai e ka thënë publikisht në emisionin “Tribunë Zgjedhore” në Tribuna Channel, emision të cilin edhe e ka braktisur duke treguar arsyet pse nuk do dalë në debate.

Ai përball kundër kandidatit Shaip Surdulli nga LDK-ja dhe nikoqirit Sejdi Demiri, Kastrati ka thënë se për shkak të fushatës të pa denjë që po bëjnë LDK-ja në Kamenicë ai nuk do përballet më me ta.

Specifikisht Kastarti ka thënë së Shaip Surdulli dhe ekipi i tij kanë shkuar tek komuniteti serb dhe romë dhe u kanë thënë se Qëndroni është djalë i një terroristi dhe se do hakmerret ndaj tyre.

Kastrati me shumë emocione ka  thënë se babi i tij ka qenë  luftëtar dhe ka dhënë jetën për Kosovën, andaj ai nuk do lejojë që të nënçmohet figura e tij dhe ai.

Madje ka thënë se edhe nën mandatin e Surdullit Shtëpia e Kulturës në Kamenicë ka marrë emrin e babit të tij.

Nuk um takon me tregu çka ka ba prindi im, por ai të paktën ka qenë i gatshëm me dhanë jetën për Kosovën” ka thënë Kastrati.

Ai e ka quajtur si fakt të lëndueshëm për të që një fëmijë i një ushtari të UCK-së të quhet fëmijë terroristi.

Kjo është deklarata e plotë e tij para largimit nga emisioni “Tribunë Zgjedhore”

“Fushata në fazën e dytë është për keqardhje, paramendojeni  kundër kandidati im dhe ekipi i tij shkojnë në fshatin Shibashnicë dhe i thonë rasteve sociale, se nëse Qëndron Kastrati do bëhet kryetar do u ndalojë socialin.

U thonë se nëse Vetëvendosja dhe Qëndroni fitojnë do ta largojë nga puna gjithë administratën, do mbyllin të gjitha bizneset.

“Ajo çka është më e dhembshmja dhe më e lëndueshmja,  paramendoni shkojnë te komuniteti serb dhe romë, dhe u  thonë se ky është  djalë i një  terroristi,  dhe nëse fiton ka me ju largu prej këtu.

Unë nuk kam të drejtë të flas se çka bërë babai im,e as nuk më takon por të paktën ai ka qenë i gatshëm ta jap jetën për këtë vend, ndërsa sot kundër kandidati  dhe ekipi i tij  për hir të votave nuk zgjedhin mjet dhe shkojnë ju thonë atyre se Qëndroni do u hakmerret.

Rasti më i dhimbshëm për mu është kur kemi  takuar një vajzë të komunitetit rom, dhe  pyet se a është e vërtet se nëse fiton Qëndroni duhet me u largu nga Kosova.

Unë e kuptoj se Surdulli do thotë se këto janë të pa vërteta por të gjithë e din këtë gjë në Kamenicë.

Andaj unë ju kërkoj falje edhe juve edhe shikuesve të Tribunës por unë nuk do jem më pjesë e këtij debati dhe asnjë debati tjetër sepse nuk do lejojë që të bëhet fushatë kaq e ulët

Ne s’kemi problem me serbët e romët ne do i trajtojmë ata në mënyrë të barabartë

S’do jem pjesë e asnjë debati e asnjë emisioni” ka thënë Kastrati dhe është larguar nga studio./GazetaTribuna.TribunaChannel./

Më të lexuarat

Tribuna

Email