Ja lista e delegatëve të 2 korrikut, që përfituan nga Qeveria
Lajme

Ja lista e delegatëve të 2 korrikut, që përfituan nga Qeveria

10 Nëndor 2017 | 13:19

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati premtuar se do ua njohë statusin e deputetëve të gjithë delegatëve që  ishin pjesë e deklaratës së 2 korrikut.

Një premtim të tillë Haradinaj e dha në kohën kur ishte vetëm kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN.

E sot Qeveria e tij ndau për delegatët e 2 korrikut, një shumë prej 300 mijë euro, transmeton TribunaChannel

Këta janë disa nga emrat e delegatëve që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së 2 korrikut, ndërkohë që 28 prej tyre tashmë kanë ndërruar jetë, por kompensimi do ti jepet familjeve të tyre.

 

  1. Iljaz Ramajli nënkryetar i atëhershëm i Kuvendit
  2. Adem Mikullovci
  3. Isa Shefkiu
  4. Isuf Konjufca
  5. Skender Aliu
  6. Zijadin Salihu (ka vdekur)
  7. Skender Skenderi
  8. Muharrem Shabani lexuesi i  deklaratës nga Vushtrria
  9. Ramadan Kelmendi
  10. Enver Bakalli
  11. Xhemajli Bajra –
  12. Kadrije Gashi
  13. Bujar Gjurgjiala nga Prizreni
  14. Gazmend Zajmi (ka vdekur)

Deklarata e 2 korrikut u nënshkrua nga 114 delegatë shqiptarë, boshnjakë e turq. Ndërsa të nesërmen, në 3 korrik, deklaratën e ka nënshkruar edhe një delegat.

Më të lexuarat

Tribuna

Email