Ja cilat komuna Nisma pretendon të marrë në udhëheqje (VIDEO)
Lajme

Ja cilat komuna Nisma pretendon të marrë në udhëheqje (VIDEO)

12 Tetor 2017 | 17:40

Anëtarja e Kryesisë së Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka folur për zgjedhjet lokale të këtij viti, duke thënë se Nisma për Kosovën është fuqizuar shumë që nga viti 2013 kur kishte fituar Komunën e Malishevës me anë të Iniciativës që kishin formuar në këtë komunë.

Bajrami në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, tha se Nisma tashmë është shtrirë si parti në të gjithë Kosovën dhe me kandidatët e saj për kryetarë të komunave.

Bajrami ka përmendur disa komuna që Nisma për Kosovën ka pritshmëri që do të marrë në udhëheqje. Sipas Bajramit, Malisheva është e sigurt por nuk ka përjashtuar as Drenasin.

Anëtarja e Kryesisë së Nismës ka përmendur edhe të tjera komuna.

VIDEO:

Më të lexuarat

Tribuna

Email