Ismaili: Shëndetësia në Kosovë ka ilaç
Lajme

Ismaili: Shëndetësia në Kosovë ka ilaç

07 Dhjetor 2017 | 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kritikuar qeverisjen e kaluar për një jostabilitet në sektorin e shëndetësisë.

Ai në emisionin “Politikë” u shpreh se menaxhimi i kaluar me sektorin e shëndetësisë, nuk ka qenë në nivelin e duhur, dhe kësisoji sipas tij nuk ka pasur një përparim të duhur në këtë cështje.

Ai premtoi se gjatë qeverisjes së tij, shëndetësia do të jetë në nivel më të duhur, duke u zotuar se menaxhimi me këtë sektor do të jetë më efikas dhe më i duhur.

Për Ismaili, shëndetësia në Kosovë ka ila, dhe kjo gjë do të dëshmohet pas pak kohe.

Ai lavdëroi Partinë Demokratike të Kosovës, në të cilën është aktualisht, duke thënë se kjo parti gjithmonë ka treguar një interesim të madh që të investojë në sektorin e shëndetësisë, sidomos në infrastrukturën e këtij sektori/ Gazeta Tribuna/

Ai iu drejtua qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë humbur shpresat se në Kosovë mund të ketë shëndetësi të shëndoshë, se për pak kohë do të ketë përmisim të gjendjes së këtij sektori/ Gazeta Tribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email