Imet Rrahmani caktohet për herë të dytë deputet brenda mandatit
Lajme

Imet Rrahmani caktohet për herë të dytë deputet brenda mandatit

13 Shtator 2017 | 15:30

AktivPress “Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Imet Rrahmani u caktua që për herë të dytë të jetë pjesë e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Rrahmani ishte zgjedhur deputet i LDK-së, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, por me një rinumërim të votave, atij iu pamundësua të jetë deputet, shkruan AktivPress.

Kjo pasi, sipas rezultateve përfundimtare pas ngatërresave dhe pas rinumërimit, dy muaj më pari doli fakti se votat e duhura i kishte  deputeti tjetër i LDK-së, Naser Osmani.

Me votimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, Imet Rrahmanit fati i buzëqeshi sërish.

Sipas listës zyrtare të rezultatateve nga KQZ-ja, Rrahmani do të zëvendësojë Behgjet Pacollin pasi ky i fundit u përcaktua të jetë pjesë e Qeverisë si ministër i Jashtëm i Kosovës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email