Imazhet satelitore zbulojnë armët sekrete të Kim Jong-un (Foto)
Lajme

Imazhet satelitore zbulojnë armët sekrete të Kim Jong-un (Foto)

21 Prill 2017 | 11:05

Imazhet satelitore tregojnë një tjetër armë të fshehur të Kim Jong-un, në rast se Donald Trump vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Korenë e Veriut, raporton “Daily Star”.
Ekspertët kanë thënë se imazhet e marra nga një zonë rurale e Korenë së Veriut tregojnë një sërë objektesh sekrete ushtarake, duke përfshirë edhe një numër bazash nëntokësore.

Sipas James Hoare, i cili ka punuar në Ambasadën Britanike në Phenian, fotot zbulojnë rrjetin e impianteve të nëndheshme të testeve bërthamore të Kim Jong-un.

Lajmi vjen pasi Kim organizoi parada masive në Phenian, në një shfaqje fuqie për SHBA-në dhe trupat e Koresë së Jugut, shkruan Syri.net. Por Hoare paralajmëroi se lideri suprem i Koresë së Veriut, “fsheh shumë kërcënime nën tokë” dhe Presidenti amerikan duhet “të fillojë të shqetësohet”.

“Ju mund të dini çfarë ka në sipërfaqe, por nuk keni asnjë garanci për ndonjë sulm nga objektet e saj bërthamore nëntokë”, tha ai.

“Trupa amerikane po rrezikojnë duke i provokuar pa i çarmatosur”, shtoi eskperti.

 

 

auto-auto-north-korea-78633914924265211492760142_1492762002-442625

auto-auto-north-korea-88456014924265221492760137_1492762000-4713758

Më të lexuarat

Tribuna

Email