Hoxha: Rruga drejt integrimit e vetmja alternativë
Lajme

Hoxha: Rruga drejt integrimit e vetmja alternativë

13 Shkurt 2018 | 14:52

Nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me moto: 10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës.

Në fjalën e saj, ministrja e Integrimit Evropian theksoi se 17 shkurti i vitit 2008 shënoi një pikë kthese në historinë bashkëkohore të vendit tonë.

Ajo theksoi se nuk duhet harruar edhe ata që ndihmuan dhe kontribuuan që Kosova të bëjë këtë kthesë historike dhe të jetë shtet i pavarur.

“Ndryshimet janë të evidente dhe të pamohueshme qoftë në zhvillimin e sektorit privat, në sektorin bankar, në eksport dhe sidomos në infrastrukturën rrugore në zhvillimin urban dhe zhvillimin rural”, theksoi ajo duke shtuar se pjesë shumë e rëndësishme këtij progresi është nënshkrimi i MSA-së, marrëdhënies së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian.

“Zbatimi i përpiktë i MSA do të thotë progres jo vetëm në zhvillimin ekonomik të vendit por edhe në të gjitha fushat tjera. Ne e kemi udhërrëfyesin se cila është rruga jonë e reformave dhe ajo është MSA-ja, neve na mbetet vetëm të punojmë për të përmbushur obligimet që dalin nga ajo”, theksoi Hoxha.

Ajo  përmendi edhe sfidat si e drejta e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian, bizneset, qytetarët, afaristët e studentët privohen nga mundësia e zhvillimit qoftë të biznesit apo të punëve të tjera në vendet e BE në mungesë të liberalizimit të vizave dhe kjo ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në mesin e sfidave, Hoxha përmendi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një sfidë e cila vazhdimisht përmendet në raportet e institucioneve të BE dhe sidomos në raportin për vendin.

Më të lexuarat

Tribuna

Email