Hoxha: Maqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës
Lajme

Hoxha: Maqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës

11 Nëndor 2017 | 15:02

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në Shkup është takuar me kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Hoxha ka thënë se Maqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës.

“Gjatë takimit të sotëm me zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, z. Bujar Osmani u bë e qartë se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen dhe se Maqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës”.

“Theksova se shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike, janë të mirëseardhura. Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të jenë vende mike për njëra-tjetrën dhe partnere të rëndësishme në shumë sektorë, duke përfshirë edhe Integrimin e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Hoxha në facebook.

Më të lexuarat

Tribuna

Email