Haradinaj: Vonesa e formimit të Qeverisë, do të arsyetohet
Lajme

Haradinaj: Vonesa e formimit të Qeverisë, do të arsyetohet

12 Gushtë 2017 | 14:29

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, premton se vonesa e formimit të Qeverisë së Kosovës, do të arsyetohet.

“Tash e kemi një bazë me të gjerë të zhvillimeve nga z. Pacolli, prandaj edhe kjo vonesë do të arsyetohet”, tha Haradinaj në Prizren për RTV Besa.

Sipas tij, formimi i Qeverisë së Kosovës, do të ndodhë brenda 10 ditësh.

“Qeveria e ardhshme do të jetë e përgjegjshme për obligimet që do ti marrë”, tha Haradinaj.

Ai, premtoi se pas formimit të Qeverisë, do të fillon ndryshimi në Kosovë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email